Arianet Muric është përjashtuar nga grumbullimi me Kosovësn, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
“Gazeta Express” ka raportuar se ai (jozyrtarisht) se ai së bashku me Edon Zhegrovën dhe Florent Muslija janë përjashtuar për shkak se mbrëmë ishin kthyer në hotel në ora 2 të mesnatës.
Ndërsa “Kanal10”, ka publikuar foton e parë të Arianet Muric, i cili shihet në diskotekë, në shoqërinë e femrave.
FFK-ja ka njoftuar se për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.