Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Qëndroi i fshehur që pas zgjedhjeve, kandidati që donte të zëvendësonte Maduron mbërrin në Spanjë

Qëndroi i fshehur që pas zgjedhjeve, kandidati që donte të zëvendësonte Maduron mbërrin në Spanjë

Kandidati i opozitës në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë, Edmundo González raportohet të jetë larguar nga vendi dhe ka mbërritur në Spanjë, ku ka kërkuar dhe azil politik.

González ka qenë i fshehur prej muajit korrik për shkak të një urdhër arresti që u lëshua nga autoritetet pasi opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, në të cilat Këshilli Kombëtar Zgjedhor, i kontrolluar nga qeveria, shpalli fitues Nicolás Maduro.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha në një postim në mediat sociale se pasi kërkoi vullnetarisht strehim në ambasadën spanjolle në Karakas disa ditë më parë, Gonzalez i kërkoi qeverisë spanjolle azil politik.

Ajo shtoi se Karakasi kishte rënë dakord për kalimin e tij të sigurt dhe se ai ishte larguar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares konfirmoi se González ishte larguar nga vendi me kërkesën e tij dhe me një aeroplan të Forcave Ajrore Spanjolle.

Venezuela ka qenë në një krizë politike që kur autoritetet shpallën presidentin Maduro fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut.

Një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe disa vende të Amerikës Latine, kanë refuzuar të njohin presidentin Maduro si fitues pa publikuar të dhënat e detajuara të votimit nga Karakasi.

Powered by WordPress