Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tjetër sulm me armë në SHBA/ Shtatë të plagosur në Kentucky

Tjetër sulm me armë në SHBA/ Shtatë të plagosur në Kentucky

Shtatë persona u plagosën në Kentucky të SHBA pasi një person hapi zjarr nga distanca drejt automjeteve që udhëtonin në autostradë.

Dy prej të plagosurve raportohet se janë dëmtuar për shkak të aksidentit me makinë nga kaosi që u krijua prej të shtënave.

Mbrëmjen e së shtunës u raportua për disa të shtëna me armë në qytetin “Londër”, një provincë me 8 mijë banorë në Kentucky. Të shtënat vinin nga një pyll aty pranë dhe në shënjestër ishin shoferët e makinave që udhëtonin në rrugën kryesore.

Menjëherë pas kësaj autoritetet janë vënë në ndjekje të një personi në afërsi të 30-ave, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Policia ka bllokuar qarkullimin në të dy drejtimet në autostradë pasi nuk e dinte se nga vinin plumbat. “Ne jemi duke punuar për ta neutralizuar agresorin,” tha sherifi i zonës.

Autoritetet besojnë se ka pasur vetëm një sulmues dhe se ata nuk besojnë se të shtënat janë shkaktuar nga ndonjë sherr i momentit në rrugë, porse ka qenë e planifikuar.

Duke e konsideruar një akt dhune të pakuptimtë, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpi deri sa policia të arrestojë personin që ka qëlluar me armë dhe që përbën rrezik për jetën e njerëzve.

Powered by WordPress