Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Suksesi i AfD si simptomë e pazgjidhur e çështjes gjermane

Suksesi i AfD si simptomë e pazgjidhur e çështjes gjermane

Shkruan: Afrim Kasolli

Rezultatet impresive elektorale të Alternativës për Gjermanine (AfD), nuk jane asgje tjeter, pos rikthim gradual në skenen politike i çështjes se pazgjidhur gjermane.

Se kjo kauze nuk ka gjetur akomodim permanent ishte shtruar nga studuesi i njohur i mardhënieve ndërkombëtare Robert Kagan në një artikull të mëhershëm, “The New German Question What Happens When Europe Comes Apart?” (Teme kjo që kërkon një nje trajtim tjetër).

Sic dihet, Gjermania 50 përqind te GDP e siguron nga eksporti. Kjo kauzë kishte gjetur pacifikim nga tregu i përbashkët evropian dhe kohen e fundit nga shfrytëzimi i burimeve të lira energjetike ruse, si dhe importimi i fuqisë punëtore nga vendet e tjera.

Kështu, per aq kohe sa funksiononte ky model te gjithë ishin te kënaqur edhe pse sigurinë e kesaj arkitekture e garantonte SHBA.

Gjermania përfitonte ekonomikisht, e ruante primatin si hegjemonia ekonomike e kontinentit te vjetër, kurse Amerika nëpërmjet saj e ruante kontrollin si në Evropë, ashtu edhe më gjere. Baza amerikane ushtarake Ramstein është simbol i kësaj koekzistence.

Mirëpo, ky paradoks nuk është qe nuk krijuar frustrime edhe në SHBA. Donald Trump është shprehje eksplicite e këtij zemërimi se ekonomia gjermane po përfitonte në kurriz te tyre.

Ndërkohë, sot cenimi i këtyre parametrave për shkak të luftës në Ukraine dhe sanksionimit ndërkombëtar të Rusisë, po e nxjerr në sipërfaqe kufizimin e modelit që ishte akomoduar deri me tani kjo kauze. E të mos flasim për konkurrencën e Kines në tregjet globale.

Këto presione kanë ndikuar që te shtohet frustrimi i brendshëm popullor i cili gradualisht po manifestohet në
krahët ekstrem të politikes. Prandaj, ka gjasa qe këto impulse të jenë përcaktuese per disponimin e elektoratit gjerman tash e tutje. Dhe si te tilla ato ta shpërfaqën edhe dimensioni tragjik të çështjes gjermane, për të cilën dikur Henry Kissinger ka shkruar se “Gjermania është e madhe për Evropën dhe e vogel për boten”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress