Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) ka njoftuar lansimin e programit të avancuar për Kualifikimin e Nivelit të V-të Post-sekondar për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore, shkruan TV Arbëria.
Në një komunikat për media nga Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje ka shpallur lansimin e programit të avancuar për Kualifikimin e Nivelit të V-të Post-sekondar për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore. Ky kualifikim ndërkombëtar, i zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe i akredituar e validuar sipas standardeve të larta britanike, është krijuar për të adresuar nevojën kritike për profesionistë të kualifikuar në fushën e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë, si Asistent.
“Ky kualifikim ndërkombëtar, i zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe i akredituar e validuar sipas standardeve të larta britanike, është krijuar për të adresuar nevojën kritike për profesionistë të kualifikuar në fushën e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë, si Asistent.Kualifikimi është jo-publik dhe zgjat 12 muaj, duke përfshirë një kombinim të teorisë, ligjëratave dhe praktikës profesionale, që synon të ofrojë një përgatitje të plotë dhe profesionale për pjesëmarrësit”.
Tutje ky kualifikim është jo-publik dhe zgjat 12 muaj, duke përfshirë një kombinim të teorisë, ligjëratave dhe praktikës profesionale, që synon të ofrojë një përgatitje të plotë dhe profesionale për pjesëmarrësit.
Komunikata e plotë:
Komunikatë për Shtyp
Lansimi i Kualifikimit të Nivelit të V-të Post-sekondar për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore në Kosovë – Program Ndërkombëtar
Prishtinë, Shtator 2024 – Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) ka kënaqësinë të shpallë lansimin e programit të avancuar për Kualifikimin e Nivelit të V-të Post-sekondar për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore. Ky kualifikim ndërkombëtar, i zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe i akredituar e validuar sipas standardeve të larta britanike, është krijuar për të adresuar nevojën kritike për profesionistë të kualifikuar në fushën e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë, si Asistent.
Kualifikimi është jo-publik dhe zgjat 12 muaj, duke përfshirë një kombinim të teorisë, ligjëratave dhe praktikës profesionale, që synon të ofrojë një përgatitje të plotë dhe profesionale për pjesëmarrësit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për vitet akademike 2022-2023, numri i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në sistemin parauniversitar të Kosovës arrin afër 4,000. Kjo situatë reflekton një nevojë urgjente për asistentë të specializuar që do të ofrojnë mbështetje profesionale për këta nxënës, duke u siguruar atyre një edukim gjithëpërfshirës dhe cilësor.
Bashkëpunimi Institucional dhe Mbështetja:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka ofruar përkrahjen zyrtare për këtë kualifikim, duke konfirmuar se ai përmbush standardet dhe kërkesat ligjore të Republikës së Kosovës për punën me nxënës me nevoja të veçanta arsimore në sistemin parauniversitar. Ky kualifikim është në përputhje të plotë me:
Standardin e Profesionit të Asistentit për Fëmijë/Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore – Kodi: 2352
Udhëzimin Administrativ 05/2021 – Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të
Udhëzimin Administrativ 19/2023 – Roli, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Asistentit për Fëmijë/Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore
Për të siguruar suksesin dhe ndikimin maksimal të këtij kualifikimi, Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje ka arritur memorandume bashkëpunimi me një numër institucionesh kyçe qeveritare dhe joqeveritare që veprojnë në fushën e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë, duke përfshirë:
MASHTI
Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) në Prishtinë, Gjakovë, Shtime, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Kaçanik, Obiliq…
ANAK – Down Syndrome Kosova (DSK), HANDIKOS, Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës, OJQ Pema..
Këto bashkëpunime janë dëshmi e përkushtimit për të zhvilluar dhe zbatuar një program të cilësisë së lartë, i cili garanton arsim gjithëpërfshirës dhe efektiv për të gjithë në Republikën e Kosovës. Në veçanti, këto partneritete janë kyçe për zhvillimin e praktikës profesionale në të gjithë territorin e Kosovës, duke ofruar mundësi për trajnim dhe zhvillim praktik në institucione të ndryshme arsimore. Kjo qasje e gjerë do të ndihmojë në krijimin e një baze të fortë për profesionistët e ardhshëm dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve lokale për të mbështetur nxënësit me nevoja të veçanta në mënyrë më të efektshme.
Aplikimi dhe Kontaktet: Për më shumë informacion rreth programit dhe procedurave të aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit: https://tinyurl.com/Kualifikimi2024 Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) Email: [email protected] Tel: +383 49 183 156
Kontakt: Dr. Natyra Agani Destani – Dr. Ereblir Kadriu Bashkëthemeluesit e QPGJ-së Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje – QPGJ +383 49 183 156 – [email protected]