Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ndyshim Pozitiv apo Negativ??

Ndyshim Pozitiv apo Negativ??

Asociacioni i basketbollit Filipinas është liga e parë në botë që zyrtarisht do të implementoj rregullin e 4 pikshit në lojën e basketbollit. Ndërkaq, NBA po shqyrton mundësinë e vendosjes se vijës së 4 pikëve në ndeshjet e basketbollit.

Ky ndryshim është testuar disa herë në disa ndeshje jozyrtare dhe ka prodhuar efekte kontradiktore! Disa mendojnë se ky ndryshim mund të jetë shumë pozitiv, ndërkaq të tjerë mendojnë se do të jetë shume negativ për lojen e basketbollit. Të mos harrojm se edhe në kohën e prezantimit të rregullit të 3 pikshit kishte pasur opinione kontradiktore, por që kur ka filluar të implementohet në vitin 1979, ka qenë një ndryshim shumë pozitiv.

Nga këndveshtrimi im, ky ndryshim mund ta bëj lojen shumë interesante, sepse diferenca relativisht e madhe mund të rekuperohet më shpejtë duke bërë lojen më interesante.

Shembull; edhe një ndryshim prej 8 pikesh mund të shkrihet në vetëm disa sekonda me dy goditje nga distanca 8.25m sa mendohet të jetë e distanca e përcaktuar për 4 pikë, por në anën tjetër mund ta bëj lojen më të barabartë pasi ekipet me lojtarë që sterviten nga kjo distancë mund të shkëputen me shumë pikë duke e bërë lojen joterheqëse!
Tash mbetet që njerzit përgjegjës të vendosin!

Powered by WordPress