Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ndryshim Pozitiv apo Negativ??

Ndryshim Pozitiv apo Negativ??

Asociacioni i basketbollit Filipinas është liga e parë në botë që zyrtarisht do të implementoj rregullin e 4 pikshit në lojën e basketbollit. Ndërkaq, NBA po shqyrton mundësinë e vendosjes se vijës së 4 pikëve në ndeshjet e basketbollit.

Ky ndryshim është testuar disa herë në disa ndeshje jozyrtare dhe ka prodhuar efekte kontradiktore! Disa mendojnë se ky ndryshim mund të jetë shumë pozitiv, ndërkaq të tjerë mendojnë se do të jetë shumë negativ për lojën e basketbollit.

Të mos harrojm se edhe në kohën e prezantimit të rregullit të 3 pikshit kishte pasur opinione kontradiktore, por që kur ka filluar të implementohet në vitin 1979, ka qenë një ndryshim shumë pozitiv.

Nga këndvështrimi im, ky ndryshim mund ta bëj lojën shumë interesante, sepse diferenca relativisht e madhe mund të rekuperohet më shpejtë duke bërë lojën më interesante.

Shembull; edhe një ndryshim prej 8 pikësh mund të shkrihet në vetëm disa sekonda me dy goditje nga distanca 8.25m sa mendohet të jetë e distanca e përcaktuar për 4 pikë, por në anën tjetër mund ta bëj lojën më të barabartë pasi ekipet me lojtarë që stërviten nga kjo distancë mund të shkëputen me shumë pikë duke e bërë lojën jotërheqëse!

Tash mbetet që njerëzit përgjegjës të vendosin!

Powered by WordPress