Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjenden katër granata dore në fshatin Kerpimeh të Podujevë, policia evakuoi qytetarët

Gjenden katër granata dore në fshatin Kerpimeh të Podujevë, policia evakuoi qytetarët

Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për TV Arbëria zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në një perimetër të caktuar, policia i ka evakuuar qytetarët.

“Rreth orës 11:00, kemi pranuar një informatë se në fshatin Kerpimeh të Podujevë, janë gjetur mjete të dyshimta të pashpërthyera. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore)” tha Ahmeti për TV Arbëria.