Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lajçaku takohet me Shefin e ri të zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë

Lajçaku takohet me Shefin e ri të zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë

Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sot është takuar me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Kjo u bë e ditur nga Oravi përmes një shkrimi në “X”, duke thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Gëzohem që u takova sot me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Orav.