Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Ministria e Arsimit nuk ka arrit t’i furnizoj shkollat me ditarë për këtë fillimvit”

“Ministria e Arsimit nuk ka arrit t’i furnizoj shkollat me ditarë për këtë fillimvit”

Këtë javë, ka filluar procesi mësimor në shkollat e Kosovës. Por, që përveç ankesave për tekstet shkollore, shkollat si duket nuk janë pajisur as me ditar.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se në shumë shkolla të Kosovës, në vend të ditarit është dhënë një letër e përkohshme.

“Në këtë gjendje janë ditaret e vlersimit në shumë shkolla të Kosovës. Fotokopie letra te perkohëshme. Ministria e Arsimit nuk ka arritë ti furnizoj shkollat me ditarë për këtë fillimvit.Qeveri e paaftë!“, shkroi Musliu.