Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kërcënoi policët, arrestohet burri në Gllogoc

Kërcënoi policët, arrestohet burri në Gllogoc

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gllogoc nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24-orësh, pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit kujdetar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.