Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahja brutale në Emshir – u sulmuan edhe një femër, Policia jep detajet

Rrahja brutale në Emshir – u sulmuan edhe një femër, Policia jep detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen fizike që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen Emshir të Prishtinës.

Policia ka konfirmuar se janë arrestuar 7 persona, meshkuj pasi njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor.

Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në raport nuk ceket arsyeja se çka e shkaktoi këtë përleshje.