Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Raportohet se Lajçaka ka arritur te ndërtesa e Qeverisë, s’ka njoftime zyrtare se me kë takohet

Raportohet se Lajçaka ka arritur te ndërtesa e Qeverisë, s’ka njoftime zyrtare se me kë takohet

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë paraditen e së premtes.

Mediat raportojnë se Lajçaku besohet se do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar se me kë do të takohet Lajcak.

As në agjendën e dërguar sot nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, nuk figuron ndonjë informacion se kryeministri i Kosovës ka takim me Emisarin e Bashkimit Evropian.