Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme (e mërkurë) ka qenë në vizitë në Besianë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë.
Ai me këtë rast ishte brenda klasave teksa u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të jetë i gabuar.
Kurti më pas u kërkoi falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës për atë që bëri, duke u shprehur se tani është i gëzuar që nuk ishte nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrte notë kaluese.
E për këtë pati reagime të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar nga reperi Getinjo.
“Bre thoja se çfarë ndodhi, pse vëlla kaq shumë na dënuan me tatim…këta nuk e paskan ditur matematikën”, ka shkruar Getoar Aliu (emri i vërtetë) në Facebook.
Kjo ishte një ironi nga ana e tij pasi muaj më parë u raportua se Mozzik u dënua me gjysmë milion euro nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
I njëjti më pas konfirmoi se është në proces të pagesës së dënimit dhe se po e bën këtë në mënyrë të rregullt çdo muaj.