Një vetaksident trafiku ka ndodhur çaste më parë në aksin Podujevë-Prishtinë, më saktësisht në Besi.
Një veturë e tipit Mercedes ka humbur kontrollin dhe është përplasur me skajoret e rrugës.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti, teksa vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:


