Pronari i aplikacionit Telegram, Pavel Durov – i cili u arrestua në Francë më 25 gusht – qëndroi në Mal të Zi në gjysmën e dytë të korrikut. Ai u akomodua në vilën e oligarkut rus Oleg Deripaska në Platamuni dhe zhvilloi një sërë takimesh në atë rast.
Sipas burimeve nga komuniteti i inteligjencës, Durov qëndroi në Mal të Zi për dy ditë në të njëjtën kohë me Arkady Siriskin, një njeri i besuar i oligarkut rus, ish-oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse (MVD).
Siriskin tani është shef i sigurimit të Deripaskës dhe gjatë dy ditëve ka pasur disa takime me Durovin, por nuk dihet përmbajtja e bisedës.
Siç mëson Portali ETV, Durov dhe Siriskin u larguan nga Mali i Zi në të njëjtën ditë nga Tivati, në drejtime të ndryshme – Durov drejt Francës dhe Siriskin drejt Zvicrës.