Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zaporozhac i shoqëruar nga avokat i tij mbërriti në seancë

Zaporozhac i shoqëruar nga avokat i tij mbërriti në seancë

Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Ivan Zaporozhac, ka mbërritur në seancën dëgjimore në polici, i shoqëruar nga avokati i tij Predrag Milkoviq.

Ivan Zaporozhac është një nga tre liderëve të institucioneve paralele serbe të cilëve u është dërguar zyrtarisht ftesa për dëgjim, transmeton Paparaci.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë konfirmuar se do t’i përgjigjen ftesës së policisë për t’u marrë në pyetje. Igor Simiq, nënkryetar i listës dhe drejtor i Fondit serb për pensione dhe sigurim për Kosovën, ka konfirmuar se përfaqësuesve të institucioneve paralele u janë dorëzuar tri ftesa.

Përveç Simiqit, ishin të ftuar edhe Ivan Todosijeviq, kryetar i komunës paralele të Zveçanit dhe Ivan Zaporozhac, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës.