Një funeral është mbajtur për një vajzë palestineze 16-vjeçare e cila është vrarë nga forcat izraelite në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar në ditën e shtatë të një operacioni të gjerë izraelit.
Sipas BBC, Babai i Lujain Musleh tha se ajo u qëllua në kokë ndërsa shikonte nga dritarja e shtëpisë së saj në Kafr Dan, pak jashtë Jeninit, pasi ushtarët rrethuan një shtëpi fqinje të martën.
“Ajo nuk shkoi në çati, nuk hodhi një gur dhe nuk mbante armë. E vetmja gjë që ajo bëri ishte të shikonte nga dritarja, ushtari e pa dhe e qëlloi”,-tha babai i adoleshentes.
Ushtria izraelite tha se luftëtarët e armatosur qëlluan mbi ushtarët dhe se ata “qëlluan kundër një të dyshuari që i vëzhgoi”.
Ministria palestineze e shëndetësisë thotë se 30 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli nisi atë që e quajti një operacion për të çmontuar “celula terroriste”./Euronews Albania/