Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avokati i Sali Sekiraqes lidhet në Pressing: Nuk kishin probleme të mëhershme, krejt janë deklarime të mediave

Avokati i Sali Sekiraqes lidhet në Pressing: Nuk kishin probleme të mëhershme, krejt janë deklarime të mediave

Naser Sopjani, avokat i Sali Sekirqes, ka thënë se nuk ka pasur probleme mes familjes Sekiraqi dhe familjes Capave.

Ai në “Pressing”, ka thënë se asnjë të keqe nuk ka ekzistuar mes familjeve.

“Nuk ka asnjë problem familja Sekiraqa me atë të Capave. Mosmarrëveshje mes rinjve, përndryshe asnjë të keqe nuk ka pasur familja Sekiraqa me capave”, ka thënë ai.

Madje Sopjani, ka thënë se shumica e atyre që po thuhen janë vetëm raportime të mediave, poqë në realitet nuk ka asgjë zyrtare prej tyre.