Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pritjet e prindërve për të blerë librat shkollorë, Selmanaj: Pasojat e mediokritetit në qeverisje

Pritjet e prindërve për të blerë librat shkollorë, Selmanaj: Pasojat e mediokritetit në qeverisje

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka publikuar pamje para një librarie në lagjen Mati 1, ku shihet radhë e gjatë e qytetarëve që presin të kryejnë blerjet e tyre.

Selmanaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto janë pasojat e mediokritetit në qeverisje.

“Dita e 2-të e fillimit të vitit shkollor, prindërit duke pritur me orë të tëra para librarisë, për t’i blerë tekstet shkollore.

Ja pasojat e mediokritetit në qeverisje!”, shkroi ai.

Ndryshe, më 2 shtator ka filluar viti i ri shkollor.

Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që të subvencionojë blerjen e teksteve dhe mjeteve shkollore.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, subvencionimi do të jetë në vlerën prej 80 eurove, ndërsa për nxënësit nga klasa e gjashtë deri të nëntën, 110 euro.