Forcat e armatosura të Ukrainës sapo kanë lëshuar një deklaratë, duke konfirmuar viktima ushtarake në sulmin ndaj institutit ushtarak në Poltava.
Deklarata thotë se ka “dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur”. “Humbëm ukrainas të guximshëm, vëllezërit dhe motrat tona, ushtarët,” shtohet në deklaratë.
Gjithashtu thuhet se do të ketë një hetim për të përcaktuar nëse është bërë mjaftueshëm për të mbrojtur “jetën dhe shëndetin e ushtarëve në vend”.
Masa për “sigurimin e personelit” do të forcohen, thuhet në deklaratë, ka raportuar BBC