Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash

Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash

Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë.

Seanca është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa nuk është prononcuar askush për media.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se janë marrë disa kamera te rrugët e vendit të ngjarjes dhe se janë në fazë të përpunimit të video-incizimeve.