Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në Kanalin Anglez, pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbys në brigjet e Le Portel në Francën veriore.
Një numër njerëzish besohet se janë në gjendje kritike, sipas një zëdhënësi të rojes bregdetare franceze të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Një numër i madh i shërbimeve të urgjencës janë vendosur në vendngjarje, që nga ora 11:30, sipas mediave lokale.
Policia thotë se punojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.
/Euronews Albania/