Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez pas fundosjes së një varke. Sipas informacioneve, 10 persona kanë humbur jetën.
Operacioni i shpëtimit po zhvillohet në brigjet e Le Portel, një qytet me rreth 9,000 banorë në jug të Boulogne-sur-Mer.
Një zëdhënës i rojës bregdetare franceze ka konfirmuar se mbi 50 persona janë shpëtuar dhe kanë nevojë për trajtim mjekësor, ndërsa besohet se 70 persona ndodheshin në varkë.
Dhjetëra mijëra emigrantë, shumë prej tyre që ikin nga luftërat dhe varfëria në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, kanë arritur në Britani vitet e fundit duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga bandat e kontrabandës së njerëzve.
Vende të tjera europiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, po shikojnë gjithashtu marrëveshje për të dërguar azilkërkuesit jashtë vendit.