Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.
Sinjali mëson se një person e ka shkrepur armën pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.
Siç merr vesh Sinjali, Policia tashmë e ka arrestuar personin e dyshuar.
TV Arbëria ka kontaktuar me policinë por ende nuk ka ndonjë përgjigje rreth rastit.