Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 41 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur në sulmin me raketa ruse në Poltava

41 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur në sulmin me raketa ruse në Poltava

Forcat ruse lëshuan dy raketa balistike kundër qytetit të Poltava më 3 shtator, duke vrarë të paktën 41 dhe duke plagosur mbi 180 njerëz, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky.

Një institucion arsimor dhe një objekt mjekësor fqinj u goditën në sulm, i cili gjithashtu shkatërroi pjesërisht ndërtesën e Institutit Ushtarak të Komunikimeve, sipas Zelensky.

“Intervali kohor midis alarmit dhe mbërritjes së raketave vdekjeprurëse ishte aq i shkurtër sa që kapte njerëzit gjatë një evakuimi në strehën e bombave”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Shumë njerëz mbeten të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe mjekët vazhdojnë të punojnë në vendngjarje. Rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, shërbimet e urgjencës kishin shpëtuar 25 persona, 11 prej të cilëve u nxorën nga rrënojat, sipas deklaratës së ministrisë.

“Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave. Kjo tragjedi është një tjetër dëshmi e dinakërisë së armikut, i cili nuk ndalet në asnjë krim për të tentuar të frikësojë ukrainasit,” tha ministria.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe t’u besojnë vetëm burimeve zyrtare të informacionit. Çdo spekulim mbi këtë tragjedi është i papranueshëm.”

Zelensky tha se kishte udhëzuar një hetim operacional për rrethanat e sulmit në Poltava.

Oblasti i Poltavës ndodhet në Ukrainën qendrore dhe është rregullisht objektiv i sulmeve me dronë dhe raketa ruse.

Powered by WordPress