Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti për Institutin francez në Kosovë: Është urë e re midis gjuhëve tona dhe njerëzve tanë

Kurti për Institutin francez në Kosovë: Është urë e re midis gjuhëve tona dhe njerëzve tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Institutin francez të Kosovës, tha se mësimi i kësaj gjuhe është një dritare e jashtëzakonshme për kulmimin e cilësisë së artit edhe kulturës.

Ai ka inkurajuar zyrtarët shtetërorë e studentët që ta mësojnë gjuhën frënge.

Së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, Kurti ka parë më nga afër hapësirat dhe aktivitetet e këtij instituti.

“Mësimi i gjuhës frënge është një përparësi shumë e madhe sepse të gjithë ata të cilët pëlqejnë letërsinë franceze, që dëgjojnë muzikë franceze, që shikojnë filma francez, është mirë të din edhe frëngjisht. Unë inkurajoj zyrtarët publikë të shtetit tonë por edhe studentët, profesorët e ndërmarrësit që ta konsiderojnë vizitën në institutin francez dhe mësimin e gjuhës frënge këtu, që është një dritare e jashtëzakonshme për kulmimin e cilësisë së artit edhe kulturës. Instituti francez në Kosovë në kuadër të Ambasadës Franceze- është urë e re midis Kosovës edhe Francës, midis gjuhëve tona dhe midis njerëzve tanë”- tha Kurti.

Kurse ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tregoi për punën që bën ky Institut.

“Instituti Francez është inauguruar në mars të këtij viti nga presidentja Osmani. Ajo që po bëjmë sot është lansimi i kurseve të gjuhës dhe deshëm që t’ia prezantojmë kryeministrit. Instituti po bënë gjëra të shkëlqyeshme dhe është partner i bashkëpunimit. Kemi një program gjysmë milion eurosh me festivali ‘Anibar’. Do të ofroj edhe kurse gjuhe nga mesi i shtatorit kjo është arsyeja e këtij organizmi”- tha ambasadori.

Pas përfundimit të vizitës, Kurti dhe ambasadori i Francës nuk kanë pranuar të përgjigjen për çështje tjera. /kallxo.com