Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Netanyahu: I turpshëm vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për ta pezulluar shitjen e armëve, në vend që të qëndrojë me Izraelin

Netanyahu: I turpshëm vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për ta pezulluar shitjen e armëve, në vend që të qëndrojë me Izraelin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’i pezulluar disa shitje armësh për vendin e tij është i turpshëm, raporton The Guardian.

Netanyahu regoi në mediat sociale duke e përshkruar vendimin e qeverisë britanike për t’i pezulluar disa shitje armësh në Izrael si “të turpshëm”.

“Disa ditë pasi Hamasi ekzekutoi gjashtë pengje izraelite, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pezulloi tridhjetë licenca armësh për Izraelin. Ky vendim i turpshëm nuk do ta ndryshojë vendosmërinë e Izraelit për ta mposhtur Hamasin, një organizatë terroriste gjenocidale që vrau egërsisht 1200 njerëz më 7 tetor, duke përfshirë 14 shtetas britanikë”, tha kryeministri Izrealit.

Ai tha se “Hamasi ende mban mbi 100 pengje, duke përfshirë 5 shtetas britanikë”.

“Në vend që të qëndrojë me Izraelin, një demokraci tjetër që mbrohet kundër barbarizmit, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do ta inkurajojë Hamasin”, tha Netanyahu.

Kryeministri tha se “Izraeli po ndjek një luftë të drejtë me mjete të drejta”.

“Ashtu si qëndrimi heroik i Britanisë kundër nazistëve sot shihet si jetik në mbrojtjen e qytetërimit tonë të përbashkët, po ashtu historia do të gjykojë qëndrimin e Izraelit kundër Hamasit dhe boshtit të terrorit të Iranit. Me ose pa armë britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë dhe do ta sigurojë të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ai.

Powered by WordPress