Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Lëshohet fletarrestim për ish-kandidatin për president në Venezuelë

Lëshohet fletarrestim për ish-kandidatin për president në Venezuelë

Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një fletarrestim për ish-kandidatin e opozitës për president, Edmundo Gonzalez.

Fletarrestimi është pjesë e një hetimi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në korrik, që partia në pushtet, por edhe opozita, pretendojnë se i kanë fituar.

Ky fletarrestim u lëshua me kërkesë të autoriteteve, të cilat e akuzojnë Gonzalezin, ish-diplomat, për një sërë akuzash përfshirë për konspiracion, falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim të pushtetit.

Kjo lëvizje është e fundit në mesin e masave shtypëse kundër opozitës, pasi një muaj më parë zyrtarët e shpallën presidentin Nicolas Maduro, fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke i dhënë mandatin e tretë gjashtëvjeçar.

Autoritetet thanë se lëshuan fletarrestimin pasi Gonzalez dështoi që tri herë të paraqitej për marrje në pyetje nga prokurorët.

Gonzalez, 75 vjeç, nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që nga dita kur u mbajtën zgjedhjet, raporton rel.

Powered by WordPress