Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ish-presidenti Trump thotë se ai gëzonte “gjithë të drejtën” për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020

Ish-presidenti Trump thotë se ai gëzonte “gjithë të drejtën” për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020

Ish-presidenti Donald Trump, i cili përballet me akuza në nivel federal dhe shtetëror, nën dyshimet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitin 2020, tha se kishte “gjithë të drejtën” për të ndërhyrë në zgjedhje.

“Kush ka dëgjuar të të ngrihen akuza për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale kur ke të gjithë të drejtën për ta bërë këtë?”.

Kështu deklaroi së fundmi Trump gjatë një interviste të transmetuar në kanalin Fox News.

Një padi federale e akuzon Trumpin për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe për ta bllokuar certifikimin në Kongres të fitores së Biden, si dhe duke ia mohuar zgjedhësve të drejtën për zgjedhje të drejta.

Muajin e kaluar, ish-presidenti u përball me një padi të rishikuar mbi këtë çështje, si pasojë e një vendimi të Gjykatës së Lartë, që u jep imunitet të pakufizuar ish-presidentëve nga ndjekja penale, për akte të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.

Powered by WordPress