Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Plagosje me mjet të mprehtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Plagosje me mjet të mprehtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Sot rreth orës 18:00 një person ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Konfirmimi i saj i plotë:

Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.