Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti takohet me fotoreporterin amerikan: Gjithmonë mirënjohës për dokumentimin e krimeve të Serbisë

Kurti takohet me fotoreporterin amerikan: Gjithmonë mirënjohës për dokumentimin e krimeve të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me fotoreporterin amerikan, Ron Haviv.

Së bashku me Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që po mbahet në Kosovë, Fotoist, Burim Myftiu, kanë diskutuar për zhvillimin e reportazhit dhe rëndësinë e dokumentimit të ngjarjeve të rëndësishme, si për vendin tonë, ashtu edhe për mbarë botën.

“Ron Haviv ka dokumentuar mbi 26 konflikte dhe luftëra, përfshirë luftën në Kosovë dhe ka punuar në më shumë se 100 vende, duke sjellë historinë përmes fotografive që kanë bërë histori,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Teksa është shprehur mirënjohës për guximin e Haviv për të dokumentuar të vërtetën mbi shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe të krimeve të Serbisë në Ballkan.

“Nuk është hera e parë e tij në Kosovë. Sa herë që vjen e mirëpresim e gjithmonë do t’i jemi mirënjohës për guximin e tij për të dokumentuar të vërtetën mbi shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe të krimeve të Serbisë në Ballkan. Libri i tij, “Blood and Honey: A Balkan Ëar Journal” është një përmbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme për kujtesën kombëtare dhe rikujtesën ndërkombëtare rreth të kaluarës së dhimshme, luftës për lirinë që e gëzojmë tash e 25 vjet dhe drejtësisë që vonon edhe pas 25 vjetëve”.

Powered by WordPress