Valérie Hayer, një politikane franceze që shërben si presidente e Liberal Renew Europe, ka thënë se “një ditë e zezë për Gjermaninë është një ditë e zezë për Europën”.
“Rezultati i zgjedhjeve në Turingi dhe Saksoni është i paprecedentë”, shkroi ajo në një postim në X.
“Ne nuk do ta lejojmë Europën të dorëzohet para lëvizjeve raciste, antisemite, mizogjiniste dhe homofobike”, shtoi Hayer.
Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) shënoi rezultat historik në zgjedhjet rajonale të së dielës, duke fituar bindshëm në Turinigi, ndërsa doli e dyta, me një diferencë të ngushtë në Saksoni.
Fitorja e AfD-së në Turingi është fitorja e parë në zgjedhje në Gjermani e një partie të ekstremit të djathtë që nga mposhtja e Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore