Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kajtazi komenton fotografinë e Salih Sekiraçës me deputetin e LDK-së

Kajtazi komenton fotografinë e Salih Sekiraçës me deputetin e LDK-së

Një fotografi e Salih Sekiraçës, një personi me veprimtari të dyshimtë kriminale dhe Armend Zemajt, deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, qarkullon tash e disa kohë në internet.

Fotografia e shfaq deputetin Zemaj të ulur në një karrige pranë Sekiraçës, i cili është i ulur në një kolltuk.

Këtë fotografi të deputetit të LDK-së me njeriun e dyshuar për përfshirje në përleshjen e armatosur të dielën në Prishtinë, e ka komentuar sot gazetari Vehbi Kajtazi.

“Ky ne fotografi te rrumbullaksuar eshte Sali Sekiraça i perfshire ne rastin e mbramshem ne Prishtine ku nje person mbeti i vrare dhe pese te tjere te plagosur si pasoje e nje perleshje me arme te gjata. Ky ne krah te tij eshte Armend Zemaj, deputet i LDK-se”, ka thënë sot Kajtazi.