Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Korab Gashi jashtë rrezikut për jetë, flet avokatja e tij

Korab Gashi jashtë rrezikut për jetë, flet avokatja e tij

Një person ka mbetur i vrarë dhe 5 tjerë janë plagosur mbrëmë në “Aktash” të Prishtinës si pasojë e gjuajtje me armë zjarri, mes dy familjeve Sekiraqa e Gashi të njohur si Capat. I vrarë mbeti Premtim Gashi, ndërkohë vëllai i tij Korab Gashi është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka konfirmuar Donikë Krasniqi duke shtuar se pas operacionit gjendja e tij është stabile.

“Ai ka dal nga operimi dhe është në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetë”, tha ajo për Insajderin.