Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve vitin e ri shkollor 2024\2025.
Kurti ka thënë së këtë vit kanë bërë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Derisa, ai i ka përmendur edhe shtesat për fëmijë të cilat janë rritur.
Tutje, ai ka thënë se MAShT-i është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë.
“Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë: