Gjatë ditës së djeshme, opinioni publik u informua për një vendim skandaloz të Qeverisë së Kosovës. Me anë të këtij vendimi kryeministri Kurti e shpall me “interes publik ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizem, Sindrom Doën dhe Aftësi te Kufizuara për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyer” por që të njëjtën pronë ia jep shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, të drejtuar nga Halil Kastratit.
Me këtë akt Qeveria e Kosovës i “ringjalli” modelet mesjetare të trajtimit të kategorive sensitive shoqërore sipas praktikave të dëbimit dhe përjashtimit të atyre që konsideroheshin të ndryshëm nga standardi dominues shoqëror.
Kjo qasje i ngjason dëbimit të lebrozit, ku ky i fundit i nënshtrohet një praktike dëbuese, një “praktike të mërgimit-rrethimit, ku braktiset, si në gjirin e errët të një mase që nuk ia vlen të diferencohet”. Kështu, institucionet e kohës nuk kishin përgjegjësi për këtë kategori, por ata liheshin nën mëshirën e Zotit.
Kështu, edhe sot Albin Kurti, në vend të investimit të politikave gjithëpërfshirëse, sigurimit të stafit profesional pedagogjik e psikologjik, asistencës ndaj tyre, ashtu siç kishte premtuar si opozitare, ai tash po deklaron që në vend të institucioneve shtetërore, mjafton që kjo kategori të menaxhohet në qendra rezidenciale të veçanta nga organizata private fetare. Pra është ky një lloj abdikim i përgjegjësisë shtetërore dhe para shoqatave religjioze. Dhe ku këto kategori sensitive shoqërore do të trajtohen sipas parimit “Zoti ka vendos kështu”.
Sidoqoftë, në këtë kapitullim ai nuk është i vetëm. Vetë heshtja e partive opozitare parlamentare tregon për degradimin e përgjithshëm të tyre. Ato tashmë janë shndërruar në mumje burokratike të pushtetit të kryeministrit dhe nuk e kanë guxim politik kritik as sa të Tomë Gashit. /TVArbëria/