Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lirohet nga qelia Fredi Beleri

Lirohet nga qelia Fredi Beleri

Fredi Beleri ka fituar lirinë me kusht.

Në seancën e katërt Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Belerit, duke i dhënë lirinë 1 muaj e gjysëm përpara përfundimit të kohës së mbetur për vuajtjen e dënimit.

Alfred Beleri, i cili tashmë mban mandatin e eurodeputetit, u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit të 2023.