Raportohet se në vendparkimin e një diskoteke në Gushtericë e Poshtme të Graçanicës janë përleshur fizikisht tetë të dyshuar.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit katër të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.