Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Berisha: Kurti veç po e realizon projektin serb

Berisha: Kurti veç po e realizon projektin serb

Para disa ditësh është realizuar një aksion në pjesën Veriore nga Policia e Kosovës ku kanë mbyllur katër komuna ilegale. Pas këtij operacioni reagime të shumta janë ngjallur nga aleatët ndërkombëarë teksa këtë aksion e konsiderojnë se është bërë pa u koordinuar me ta, raporton TV Arbëria.

Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për TV Arbëria, ka folur deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili ka deklaruar se është vendim i drjetë por që është metodologji e gabuar, ku Kosova po rrezikon të humbas mbështetjen ndërkombëtare.

“Vendim i drejtë por metodologji e gabuar, Kosova po rrezikon të humbas mbështetjen ndërkombëtare dhe perspektivat e zgjidhjes”, është shprehur Berisha.

Berisha ka theksuar se në vitin 2014, , sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës, strukturat paralele kishin filluar të shpërbëheshin dhe gradualisht po shuheshin plotësisht, teksa shton se pas viotit 2014 nga mungesa e drejtimit të qeverisë nga PDK-ja e ndalën këtë proces.

“Mbyllja e strukturave paralele është një vendim i drejtë dhe i duhur. Ju kujtoj se që nga viti 2014, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës, strukturat paralele kishin filluar të shpërbëheshin dhe gradualisht po shuheshin plotësisht. Megjithatë, ndryshimet që ndodhën në politikë pas vitit 2014 dhe mungesa e drejtimit të qeverisë nga PDK-ja ndalën këtë proces. Përfundimisht, shpërbërja e tyre u ndal më 6 tetor 2019, kur Vetëvendosje erdhi në pushtet.”

Sipas Berishës, kjo ka bërë që Kosova të humbasë gati pesë vite, stajacion jo vetëm në planin ekonomik, politik, zhvillimor dhe të sigurisë.

“Kjo ka bërë që Kosova të humbasë gati pesë vite, stajacion jo vetëm në planin ekonomik, politik, zhvillimor dhe të sigurisë, por edhe në integrimin e komunitetit serb në veri të Kosovës. Në këtë rast, veprimi i qeverisë dhe i organeve të sigurisë është i drejtë, por metodologjia është e gabuar”, theksoi deputeti i PDK-së.

Ai potencon se PDK ka krijuar shtetin dhe e kanë forcuar pavarësinë me ndihmën e aleatëve tanë, duke i dhënë zgjidhje të përhershme problemeve në Kosovë, derisa Hiseni shton se kjo ka ndodur falë udhëheqjes së një lideri inteligjent, bashkëpunues e pragmatik, të vendosur e me guxim politik si Hashim Thaçi.

“Ne kemi krijuar shtetin dhe kemi forcuar pavarësinë me ndihmën e aleatëve tanë, duke i dhënë zgjidhje të përhershme problemeve në Kosovë. Kjo falë udhëheqjes së një lideri inteligjent, bashkëpunues e pragmatik, të vendosur e me guxim politik si Hashim Thaçi, i cili në të gjithë procesin e pavarësimit dhe ndërtimit të shtetit në Kosovë, arriti të përdorë diplomacinë dhe të fitojë mbështetjen e plotë të aleatëve. Prandaj, suksesi ishte i garantuar. Kjo e profilizoj udhëheqës që elanin e tërë spektit politik kombëtar, shoqërisë civile dhe medias e fokusoi në arritjen e objektivave politike kombëtare”, deklaroi Berisha.

Ndër tjera, Hiseni thotë se sot kemi një qeveri dhe një kryeministër me krizë identiteti e populist që përdor çështjen e shtrirjes së sovranitetit për arsye elektorale, duke humbur mbështetjen e aleatëve.

“Kurse sot, kemi një qeveri dhe një kryeministër me krizë identiteti e populist që përdor çështjen e shtrirjes së sovranitetit për arsye elektorale, duke humbur mbështetjen e aleatëve dhe duke mos ofruar zgjidhje të qëndrueshe, si pasoj as të përhershme”, theksoi ai.

Sipas vlerësimit të tij, Kryeministri Kurti po e realizon projketin serb, teksa shton se veprimet pa koordinim me aleatet ndërkombëtarë do të fortifikojnë urën dhe do të lejojnë kthimin e Serbisë në veri.

“Kështu, Kurti veç po e realizon projektin serb! Veprimet pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë do të izolojnë e fortifikojnë urën dhe do të lejojnë kthimin e Serbisë në veri.

Kur flas për zgjidhje të përhershme, nënkuptoj se serbët lokalë nuk po arrijnë të bëhen qytetarë lojalë të Kosovës, dhe kjo po krijon një lloj konflikti të ngrirë në veri.”

Ai deklaroi se Kosova nuk ka kushte për të krijuar as status quo as konflikt të ngrirë, sepse është shtet i pavarur dhe sovran.

“Kosova nuk ka kushte për të krijuar as status quo as konflikt të ngrirë, sepse është shtet i pavarur dhe sovran dhe ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj në të gjithë territorin, kjo qasje po i humb Kosovës mundësinë e zhvillimit dhe integrimit, si dhe mbështetjen e domosdoshme të aleatëve.”

Berisha thotë se duhet vënë në pah se deklarimi i kryeministrit Kurti për vizitën e presidentit Macron ishte çuditërisht i përmbajtur, ku ndër tjera shton se duhet të kemi qasje shtetërore diplomatike sepse Franca është shtet sovran dhe ndërton marrëdhënie me shtete të tjera në përputhje me interesat e saj.

“Është për tu vënë në pah se deklarimi i kryeministrit Kurti për vizitën e presidentit Macron ishte çuditërisht i përmbajtur. Ne duhet të kemi qasje shtetërore diplomatike sepse Franca është shtet sovran dhe ndërton marrëdhënie me shtete të tjera në përputhje me interesat e saj.

Për ne, Franca është një shtet mik dhe aleat, që njeh sovranitetin tonë dhe na ofron mbështetje të plotë.

Kur them “çuditërisht e përmbajtur”, e kam fjalën për faktin se kryeministri Kurti jo rrallëherë ka përdorur “ushtrinë e tij digjitale” të “analfabetëve funksional” për të demonizuar dhe keqinterpretuar deklaratat e miqve tanë. Për shembull, deklarata e presidentit Macron se Franca mbështet sovranitetin e Serbisë duhet kuptuar si mbështetje për sovranitetin e Serbisë brenda kufijve të saj, pas realitetit të ri të krijuar pas luftës, gjegjësisht pas viteve 1999-2008, e jo për sovranitetin që pretendon Serbia sot. Deklarata e emisarit gjerman të BE Sarrazin, është në funksion të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Në këto marrëveshje, Kosova ka bërë lëshime të dëmshme për sovranitetin dhe strukturën unitariste të shtetit. Tani kemi një detyrim ndërkombëtar për t’i “zbatuar” ato”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, e vetmja gjë që mund të na shpëtojë nga kjo situatë është nëse Serbia tërhiqet plotësisht nga marrëveshja, meqenëse Berisha thotë se Qeveria nuk e ka guximin për të ndërmarrë vendime që t’i sjellë të gjitha marrëveshjet e arritura.

“E vetmja gjë që mund të na shpëtojë nga kjo situatë është nëse Serbia tërhiqet plotësisht nga marrëveshja. Meqenëse Qeveria nuk e ka guximin për të ndërmarrë vendime që t’i sjellë të gjitha marrëveshjet e arritura, me theks të vitit 2023, në kuvend dhe t’i abrogoj ato”, tha Berisha.

Sa i përket deklaratës së Lajçakut, Berisha konstaton se është një paraljmërim i keq për Kosovën.

“Kurse deklarata e Lajçakut është një paralajmërim i keq për Kosovën, sepse vendi do të mbetet i pazhvilluar, me eksod masiv dhe i paintegruar në Evropë. E gjithë kjo ndodh për shkak të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, të cilët, me revolucionin e “shamijave të kuqe” dhe veprimet anti-shtet duke e sjellë Kosovën në një pozicion të palakmueshëm, na i humbën shanset për ta mbyllur një herë e përgjithmonë konfliktin me Serbinë, në vitet 2015-2016.”

Në lidhje me deklaratat e liderëve ndërkombëtarë, përfshirë atë të Scholz dhe Macron, e të tjerë, Berisha potencon se janë inkurajim për Serbinë që të vazhdojë pandryshueshëm me qëndrimet në raport me Kosovën

“Komentet e bëra nga liderët ndërkombëtarë, përfshirë Scholz dhe Macron e të tjerë, janë inkurajim për Serbinë që të vazhdojë pandryshueshëm me qëndrimet në raport me Kosovën”, theksoi Berisha për TV Arbëria.

Powered by WordPress