Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rizvanolli: Investimet në modernizimin e rrjetit po vazhdojnë

Rizvanolli: Investimet në modernizimin e rrjetit po vazhdojnë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se rajoni i Besianës tani është përfshirë në shërbimin 5G, duke u bashkuar me Rajonin e Prishtinës, Mitrovicës Veriore dhe Therandën.

Rizvanolli e ka lavdëruar Telekomin dhe Vala për angazhimin e tyre në modernizimin e rrjetit në të gjithë Kosovën.

“Edhe Besiana, Rajoni i Prishtinës, Mitrovica Veriore e Theranda tani kanë mbështetje 5G! Vala po vazhdon investimet në modernizimin e rrjetit në të gjithë Kosovën,” ka shkruar Rizvanolli.