Komedi të Stupcave e ka quajtur mënyrën se si partitë po tentojnë të vijnë në pushtet, politologu Dritëro Arifi.
Ai thotë se është fyerje dhe tallje ndaj qytetarëve të Kosovës, nga partitë politike.
“Puna e zgjedhjeve mënyra se si janë caktuar dhe si partitë po pretendojnë të vijnë në pushtet është komedi e Stupcave, pra Ditari i Stupcave, me gjithë respektin për shumë politikanë dhe qytetarë por kjo është një tallje, fyerje e inteligjencës së qytetarëve të Kosovës. 51 për qindëshi, Vetëvendosje, shumica e ministrave dhe deputetëve flasin se sa për qind do t’i marrin por është absurditet në vete, palogjikshëm, marrëzi. Në vend se të na tregojnë sa projekte i kanë përfunduar dhe sa do t’i bëjnë, në vend se të flasin për përmbajtje, ata flasin për ambalazh, është një diskrepancë e madhe mes asaj çka kërkojnë qytetarët dhe çka paraqesin politikanët. I shoh më shumë si zgjedhje komike sepse nuk mund të prodhojnë përmbajtje substanciale për qytetarët e Kosovës krejt loja do të jetë kush do të dalë i pari. Nuk kemi parë një seriozitet as nga partitë opozitare e as nga Vetëvendosje, kjo e fundit po shihet që nuk e ka esencën te përmbajtja por vetëm te numrat”, vlerëson ai.
Sipas Arifit, VV do të dalë e para por e ka të vështirë të jetë në qeveri pa koalicion.
“Nga të gjitha matjet që janë bërë VV do të dalë e para, përqindja dallon sepse kur matet opinioni publik ndryshon momentumi. VV do të dalë e para por pa një koalicion do të jetë e vështirë të bëhen projekte shumë të mëdha, është e pamundur me 51 për qind këta nuk ishin në gjendje që ta zbatonin një marrëveshje me perëndimin jo me Serbinë dhe mendoj që vetëm një koalicion i madh shqiptar mund ta bëjë që projektin e madh pra dialogun me perëndimin ta përmbyllim me komunitetin serb”, deklaron Arifi për Gazeta Blic.