Vedat Muriqi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Leganes-Mallorca, ku këta të fundit fituan minimalisht 0:1.
Ishte goli i Dani Rodriguez që e vendosi fatin e këtij takimi, kurse për të asistoi sulmuesi kosovar.
E tani, Muriqi ka reaguar në profilin e tij në Twitter.
“Punë shumë e mirë e ekipit. Shkojmë për më shumë”, shkroi Muriqi.