Blog Post

Arbëria TV > Sport > Edon Zhegrova realizon një super gol për Lillen në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova realizon një super gol për Lillen në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova mund t’ia ketë siguruar Lilles kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Ligue 1 ishte duke humbur 1-0 në ndeshjen kthyese, përkundër se e kishin fituar takimin e parë 2-0 përballë Slavia Pragës.

Por, pjesa e dytë ngjalli Lillen, që kërkonin me çdo kusht barazimin e rezultatit.

Këtë e arritën falë Edon Zhegrovës, që realizoi një super gol në minutën e 77-të.

Reprezentuesi i Kosovës u asistua nga Jonathan David, duke lëshuar më pas një goditje nga distanca në anën e majtë të portierit kundërshtar.

Por, Slava Pragës e ka rikthyer epërsinë në 2-1, por që Lille ka avantazhin në 3-2 nga rezultati i përgjithshëm ndërsa kanë mbetu më pak se pesë minuta nga loja e rregullt./Telegrafi