I akuzuari tjetër në rastin e vrasjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm

Ilir Avdullahu është deklaruar i pafajshëm për përfshirje në...

Detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit, po pinte kafe me shokë kur shfaqi shqetësime

Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të...

Vrasja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj analistit Arian Curri

  Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lajçak: Pa u zgjidhur çështja Kosovë-Serbi, s’ka integrim të Ballkanit Perëndimor

Extra AL PVC

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka mohuar sot vlerësimin e presidentit serb Alleksandar Vuçiq se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e bllokut prej 27 vendeve deri në vitin 2028.

“Letonia, Lituania dhe Sllovakia përfunduan negociatat e tyre të pranimit në më pak se tre vjet. Mali i Zi dhe Serbia kanë negociuar prej vitesh dhe janë ende larg mesit të procesit. Por nëse jeni seriozë, nëse filloni të mbyllni kapituj, mund ta bëni për dy vjet e gjysmë dhe dy të tjera për ratifikim. Nuk është jorealiste, por është një skenar ideal”, tha Lajçaku në konferencën rajonale të sigurisë GLOBSEC në Pragë.

Ai shtoi se Mali i Zi mund të hyjë në BE në vitin 2028 sepse gjithçka është në dorën e tij, ndërsa Serbia ka problemin e Kosovës.

“Nëse nuk e zgjidhim çështjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mund të harrojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm të Serbisë dhe Kosovës. Mendoj se arritëm të bëjmë më të mirën e mundshme me marrëveshjen për normalizim që u miratua vitin e kaluar në Ohër, por ajo nuk u zbatua kurrë”, tha Lajçaku.

Zyrtari evropian citoi mesazhin e presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd: “Rruga është e asfaltuar dhe quhet Ohër”.

“Megjithatë, mungon vullneti politik dhe shoqëria nuk është e gatshme për këtë. Përveç kësaj, në shkurt do të kemi zgjedhje parlamentare në Kosovë, prandaj është naive të presim një kthesë para zgjedhjeve. Por ne duhet të shohim një ndryshim të rëndësishëm në zbatim menjëherë pas zgjedhjeve”, tha Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

spot_img

Të fundit

I akuzuari tjetër në rastin e vrasjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm

Ilir Avdullahu është deklaruar i pafajshëm për përfshirje në...

Detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit, po pinte kafe me shokë kur shfaqi shqetësime

Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të...

Vrasja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj analistit Arian Curri

  Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e...

Prokuroria serbe për Kosovën pa “peshë të madhe juridike”

Beogradi zyrtar njoftoi se do të krijojë prokurorinë speciale...

I akuzuari tjetër në rastin e vrasjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm

Ilir Avdullahu është deklaruar i pafajshëm për përfshirje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza. Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri në seancën fillestare të...

Detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit, po pinte kafe me shokë kur shfaqi shqetësime

Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti...

Vrasja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj analistit Arian Curri

  Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e shkuar ka prodhuar një proces gjyqësor në Shqipëri. Deklaratat e analistit, Arian Currit në studion e...