Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasja e Ingrid Kullajt në Prizren: Edhe Sead Halilaj ekstradohet nga Britania

Vrasja e Ingrid Kullajt në Prizren: Edhe Sead Halilaj ekstradohet nga Britania

11 vjet më parë, një shtëpi në Prizren, u shëndrrua në skenë krimi.

Shkaku i kësaj tragjedie, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, thuhet të jetë puna që e ndjera shtetase e Shqipërisë e bënte si këngëtare e valltare në Mitrovicë, e që Senad Kullaj ishte kundër, ndaj bashkë me të dyshuarin tjeter për ndihmë në bashkkryerje Sead Halilaj, më t’u takuar me viktimën në Prizren, e kishte goditur me mjet të mprehtë në pjesë të ndryshme të trupit, plagë këto nga të cilat e njejta vdiq.

Për këtë vrasje mizore, i dyshuari kryesor ra në duar të policisë britanike 4 vite pas krimit, e i dyti u zu në vendin e njejtë, nga ku u ekstradua në Kosovë të mërkurën e 30 gushtit.