Policia e Kosovës të premtën(30 gusht) ka njoftuar për një aksion tjetër në veri të Kosovës, shkruan TV Arbëria.
Nga ky operacion i policisë, u mbyllën strukturat paralele në katër komunat veriore.
Këtë e konfirmuan Policia edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të dy palët bënë të ditur se aksioni u zhvillua me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në këto katër komuna.
“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues. Operacioni policor është duke vazhduar, ndërsa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacioni”, yhuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi nga ministri Elbert Krasniqi:
“Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë:
1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës
2. Komuna paralele e Mitrovicës
3. Komuna paralele e Zveçanit
4. Komuna paralele e Zubin Potokut
5. Komuna paralele e Leposaviqit”, thuhej në njoftimin e ministrit Krasniqi.
Ky zhvillim nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk përfundoi pa u komentuar edhe nga ndërkombëtarët, duke filluar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në deklaratën e tyre Kosova kritikohej ashpër për moskordinim me vendet aleatët ndërkombëtar.
“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Qeverisë i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premton të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, thuhej në deklaratë.
Këtij reagimi iu bashkua edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, ku theksonte se janë të zhgënyer nga veprimet pakordinim dhe të njëanshme.
Ambasadori në reagim përmend edhe çështjen e masave ndaj Kosovës nga BE-ja.
Notification isn’t consultation.
🇩🇪 joins @USEmbPristina in expressing concerns and disappointment over uncoordinated actions.
This must change.
We want to lift measures and move on regarding 🇽🇰’s regional and European integration.
No more unnecessary crisis mode. https://t.co/jnjjZMzWFw— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 30, 2024
Nuk vonoi shumë rreth kësaj teme reagoi edhe Bashkimi Evropian, ku shpreheshin po ashtu të zhgënyer nga këto veprime.
“BE-ja dëshiron të përsëris se Kosova është angazhuar për de-përshkallëzim. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga qeveria e Kosovës” thuhej në regimin e BE-së.
Një reagim tjetër vjen nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku potenconte se vendimet e tilla duhet të merren në kordinim me miqtë e Kosovës dhe partnerët e sigurisë.
“Veprimet të cilat ndikojnë themelisht në mirëqenien e Kosovës-serbëve dhe komuniteteve tjera jo-shumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Aksionet e sotme në veri të Kosovës u zhvilluan pa këtë dhe rrezikojnë të ushqejnë tensionet dhe të prekin më të rrezikuarit”, thuhej në reaagimin e ambasadorit britanik.
Reagime ka pasur edhe nga Franca. Ambasadori francez, Olivier Guerot për veprimin e Qeverisë së Kosovës potencoi se njëanshmëria nuk sjell zgjidhje afatgjate.
Actions that have a detrimental and indiscriminate impact on members of a community, in this case members of the Serb community, are not welcome. Unilateralism doesn’t bring lasting solutions https://t.co/pXDG5MZ3vO
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) August 30, 2024
Kundër këtij veprimi nga Kosova, reagoi edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien, ku bënte thirrje që të kryeministri Kurti të ndalonte me veprime që ndikojnë negativisht në partneritetin me aleatët ndërkombëtar.
“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka potencuar ai.
Pas këtij veprimi, mëgjesin e së shtunës(31 gusht) janë parë trupa të shtuar të KFOR-it tek Ura e Ibrit.
As @USAMBKosovo’s statement makes clear, the U.S. is concerned by continuing uncoordinated and provocative actions by the Government of Kosovo. We appreciate the work of those, including EULEX and KFOR, who prevent violence and call for continued restraint by all involved and…
— Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR) August 30, 2024
Vlen të theksohet se reagime nga Perëndimi ndaj Kosovës, për moskordinim dhe veprime të njëanëshme ka pasur edhe në të kaluarën, në disa raste, ndër to çështja e dinarit, aksioni për mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë. /TV Arbëria
Pamje nga veriu i Kosovës ( Fotot nga RadioEvropaeLirë)