Blog Post

Arbëria TV > Sport > Grevist Bytyqi përfundon garën në Paralimpiadë

Grevist Bytyqi përfundon garën në Paralimpiadë

Atleti nga Kosova, Grevist Bytyqi, ka përfunduar pjesëmarrjen e tij në Lojërat Paralimpike që po mbahen në Paris.

Bytyqi garoi në atletikë, në grupin T46, vrapim deri në 1.500 metra.

Ai përfundoi i 15-ti në grupin e tij me kohë prej 4:32.88.

Bytyqi, 33 vjeç, është atleti i parë që ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Paralimpike.

Lojërat Paralimpike nisën më 28 gusht dhe në to po marrin pjesë më shumë se 4.000 aleatë që do të garojnë në 22 sporte.

Këto lojëra po mbahen disa javë pasi përfunduan lojërat Olimpike, ku Kosova mori pjesë me 11 sportist duke fituar dy medalje, të bronztë dhe të argjendtë, që të dyja në xhudo./REL.