Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vuçiq nga Praga thotë se Lista Srpska po mban takim me ambasadorët e QUINT’it

Vuçiq nga Praga thotë se Lista Srpska po mban takim me ambasadorët e QUINT’it

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar nga Praga se përfaqësuesit e Listës Srpska aktualisht janë duke biseduar me QUINT-in në Prishtinë.

Ndërkaq, për aksionin e djeshëm në veri të vendit ku u mbyllën pesë objekte të komunave paralele, Vuçiq tha se është gjë e mirë që europianët dhe amerikanët kanë dënuar “sjelljen e Kurtit”.

“Ngadalë, por sigurt, e gjithë bota ka filluar të kuptojë se kush është ai që në të vërtetë dhe në thelb po krijon probleme”, tha ai.

Ai nuk beson se “BE-ja dhe SHBA-ja kanë diçka në dispozicion me të cilën planifikojnë të ndërmarrin veprime, duke shtuar se “fotografia që përmendi po bëhet gjithnjë e më e qartë në botë”.

Vuçiq pretendoi se nuk e kupton domethënien e aksionit policor, por tha se “beson dëshirën për të provokuar Serbinë”.