Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pse heshtën shtetet perëndimore për marrëveshjen Makron – Vuçiq?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Vizita e presidentit të Francës, Emanuel Macron, në Beograd dhe nënshkrimi nënshkrimi i marrëveshjes për shitjen e 12 avionëve luftarakë Rafale, ka ngjallur reagime të shumta si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Kjo marrëveshje kap shifrën e 3 miliardë dollarëve.

Ndonëse jo të kësaj natyre, por me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik me Serbinë, muajin e kaluar kishte qëndruar në Beograd edhe kancelari i Gjermanisë Olaf Sholz. Me këtë rast, Serbia dhe Gjermania ishin dakorduar për një momerandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndët e para për rrjetin e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike, siç është litiumi, rezervat e të cilit janë gjetur në luginën Jadar.

Ndërkohë, këto veprime janë parë më dyshim për shkak refuzimit të presidentit serb Aleksandër Vuciq për t’u distancuar nga Moska dhe për të mos e përfillur kërkesën e Bashkimit Evropian për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, pas pushtimit brutal të Ukrainës në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Mediat ndërkombëtare i kanë interpretuar në mënyra të ndryshme transaksione të tilla ekonomike. Gazeta franceze “Le Monde” shkruante se në këtë mënyrë presidenti francez mëton t’i shkëpus lidhjet Serbisë me Rusinë, si furnizuesi kryesor me armatim. Një inteprtim të ngjashëm e kishte edhe agjencia e lajmeve Reuters. Kurse, vetë presidenti francez këtë marrëveshje definoi si një ndryshim strategjik dhe demonstrim të “shpirtit evropian nga një vend i cili deri më tani është bazuar kryesisht në mjetet ushtarake ruse”.

Kurse sa i përket qasjes duale të Beogradit edhe me Perëndim edhe me Rusinë, Makron në një konferencë para mediave në zemër të Beogradit, pohoi se e respekton “sovranitetin e Serbisë” si dhe duke kujtuar se rrënjët e kësaj miqësie historike janë farkëtuar në “luftëra të përbashkëta për një Evropën”

Në një prononcim për mediumin Politiko, analisti politik Bosko Jaksic, këtë vizitë e ka quajtur të një rëndësie të madhe, si dhe ka shtuar se presidenti Makron e ka pranuar rolin e mbrojtësit të Serbisë si njëri nga liderët kryesore të Unionit Evropian, duke mbështetur shpesh politikat e presidentit serb Alekdandër Vuciq, pavërisht se ato janë kritikuar nga vende te tjera të Bllokut Evropian, për shkak të modelit autokratik të qeverisjes.

Sidoqoftë, kjo vizitë dhe ky akord ekonomik, vjen në një kohë delikate edhe për vetë presidentin e Francës dhe jo vetëm për atë serb, që po përballet me protesta masive, për shkak të zemërimit të publikut dhe protestave kundër investimit në Lunginën Jadar. Sepse realisht tashmë votueset francez kanë vendosur kundër tij politikisht, si në zgjedhjet për Parlamentin Evropian ashtu edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare më 30 qershor dhe 7 korrik, pavërisht faktit se Makron, refuzon ta emërojë kryeministren e re nga e majta. Analistë të ndryshëm në Francë përpjekjen e presidentit francez për të diktuar se kush duhet të qeverisë në atë vend, e kanë quajtur si shprehje të arrogancës dhe akt që minon demokracinë e brendshme.

Ndërkohë, disa nga shtetet tjera perëndimore kanë heshtur për këtë marrëveshje ushtarako-ekonomike me Serbinë, mbase për ta qetësuar Parisin, pas përjashtimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Australi i kishin bërë Francës, me qëllim krijimin e një flote të nëndetëseve me energji bërthamore, për ta luftuar ndikimin e Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit, apo siç njihet ndryshe partneriteti Aukus. Fillimisht një marrëveshje në vlerë prej 37 miliardë dollarëve me Australinë e kishte nënshkruar Franca, me synim ndërtimin 12 nëndetëseve . Por, në ndërkohë ajo u përjashtua nga këto plane. Parisi reagoi me zemërim të madh ndaj kësaj qasje të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e cilësuar atë si një “thikë pas shpine”/TVArbëria/

spot_img

Të fundit

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin e vendit të vet për të blerë armë nga Izraeli përkundër luftës në Gazë, duke...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve në drejtim të Izraelit, me qëllimin për të zgjidhur problemet ligjore që kanë lindur. Reuters konfirmon...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për ‘zhytje’ në korrupsion. Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10,...